“Kemi ushqim vetëm edhe për një ditë”/ Flet familja e izoluar nga bora në Rugovë

Lajme

“Kemi ushqim vetëm edhe për një ditë”/ Flet familja e izoluar nga bora në Rugovë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 00:34
Dedë Nikollaj

Një familje shqiptaro-amerikane ka mbetur e izoluar në Rugovë të Pejës, pasi thonë se kompania e kontraktuar nga komuna nuk e hoqi borën edhe 400 metra më lart në rrugë.

Sipas Dedë Nikollajt, në këtë situatë gjenden tash e dy ditë, derisa me ushqim nuk qëndrojnë aspak mirë.

”Apeloj tek komuna që ta merr parasysh, që na takon me na pastru borën me na e bo jetën sa më të lehtë për ne këtu që jetojmë”.

”Sot kam tentu me dalë, s’kam mund, dhe kështu pa u pastru bora s’mundem me lëvizë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat