Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë ngritur 36 aktakuza kundër 39 personave.
Sipas Prokurorisë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 15 persona të dyshuar, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 7 personave të dyshuar.
Njoftimi i plotë:
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personin për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.