​Somelierja e parë shqiptare flet për kantinën e krijuar 15 vjet më parë

Lajme

​Somelierja e parë shqiptare flet për kantinën e krijuar 15 vjet më parë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 13:26
​Somelierja e parë shqiptare flet për kantinën e krijuar 15 vjet më parë

Mbi 200 kompani të ndryshme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vende të tjera të Evropës po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit. Edhe në ditën e tretë të panairit, ka vizitorë të shumtë nga qytetarë të vendeve të ndryshme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në katin e dytë, kantinën Faba me verëra të ndryshme po e përfaqëson somelierja e parë femër në Shqipëri, Entela Cenko.

Ajo tregon për KosovaPress për kantinën 15-vjeçare dhe llojet e verërave që prodhojnë.

Cenko: Ka destilatat më të famshme të rakisë

"Kantina përveç etiketave të verës ka edhe destilatat e saj më të famshme të saj ka rakinë[...]Jemi prezent, duhet të jemi më prezent se këto bashkëpunimet me panairet duhet të jenë më frytdhënëse. Kemi pak mangësi si shtet, apo si kompani që organizon këtë panair", thekson ajo.

Kantina Faba mbledh vreshtat në zonat e Fierit dhe të Vlorës, ku më pas prodhohet vera e kuqe shqiptare dhe ajo e demit të kuq.

Cenko: Kantina Faba është krijuar që 15 vjet

"Ka një zanafillë shumë vjeçare, zotëria që ka bërë është babai i Altin Drizës, është një nga personat që e kanë krijuar si familje dhe ka një zanafillë të hershme të kantinës. Ka rreth 15 vjet që është e krijuar, dhe vreshta në zonën e Fierit dhe zonën e Vlorës. Është një kantinë familjare", shprehet ajo.

Këtë vit shënohet edicioni i 27-të i Panairit Ndërkombëtar të Biznesit në Tiranë, i cili është organizuar nga Klik Ekspo Group.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare janë sponsor medial i këtij panairi. Të dy këto me stendat e tyre janë pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat