Analisti politik Blerim Latifi ka reaguar për raportimet në media që po bëhen për reality-show “Përputhen” e “Big Brother”, si dhe ato rreth fundit të botës.
Latifi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ai zgjedh popullin që pëlqen përrallat si ato të parat, për shkak se çmon kultin e jetës dhe të krijimit.
“Për një arsye: populli i parë çmon kultin e jetës e të krijimit, ndërsa i dyti kultin e vdekjes e të shkatërrimit”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Midis një populli që pëlqen përrallat e “Përputhen” e “Big Brother” dhe një populli që pëlqen përrallat për fundin e afërt apokaliptik të botës, unë do të zgjedhja të parin, padiskutim.
Për një arsye: populli i parë çmon kultin e jetës e të krijimit, ndërsa i dyti kultin e vdekjes e të shkatërrimit.