Edi Rama ndodhet në SHBA, hap diskutime edhe për ”Ballkanin e hapur”

Lajme

Edi Rama ndodhet në SHBA, hap diskutime edhe për ”Ballkanin e hapur”

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 23:34
Foto nga takimi

Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai sot madje ka takuar disa përfaqësues të industrisë automotive në Miçigan.

Në fund të takimit, siç shkruan Top-Channel, kryeministri shqiptar ka thënë se një grup përfaqësuesish nga kompania amerikane do të shkojnë në Shqipëri, për të parë mundësinë e të investuarit.

Sipas tij, pjesë e diskutimeve ishte dhe nisma e vendeve të rajonit “Open Balkan” (ku aktualisht bën pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut), e që siç thotë kryeministri shqiptar, jep mundësinë e një tregu të lirë, që do të tërheqë më shumë investime të huaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat