Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës në Washington D.C, takon Lisa A.Johnson

Lajme

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës në Washington D.C, takon Lisa A.Johnson

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, si pjesë e takimeve të realizuara në Washington D.C, të SHBA-ve, ka takuar edhe znj. Lisa A.Johnson, zëvendës ndihmës sekretare e byrosë ndërkombëtare të narkotikëve dhe çështjeve të zbatimit të ligjit (INL) pranë departamentit të shtetit, me të cilën ai diskutoj tema që shërbejnë në interes të ndërsjellët si dhe çështje që ndikojnë në zhvillimin profesional të organizatës policore.

Takimi u zhvillua në një frymë mjaft pozitive dhe u vlerësua i një rëndësie të veçantë, duke u karakterizuar avancimi dhe rritja e bashkëpunimit të ndërsjellët në fusha të ndryshme, e në veçanti në mbështetjen, përkrahjen dhe forcimin e shkëmbimit të informacioneve, ofrimit të trajnimeve dhe përvojave më të mira në luftimin e kriminalitetit në përgjithësi e në veçanti të luftës së përbashkët ndaj narkotikeve.

Policia e Kosovës, do të vazhdojë synimin e saj në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare me agjenci të ndryshme e në veçanti me INL-në.

Ndaj të cilës është falënderuese për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat