Nëntogeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Valdrin Selimi ka përfunduar me sukses shkollimin njëvjeçar në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst” të Mbretërisë së Bashkuar.
Në ceremoninë e diplomimit sot në “Sandhurst”, i pranishëm ishte zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Enver Cikaqi.
Ai e përgëzoi nëntoger Selimin për përformancën e treguar gjatë shkollimit.
Nëntoger Selimi para një viti filloi trajnimin bazik në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar ku u zhvillua në aspektin e karrierës në nivelin taktik dhe atë të lidershipit, thuhet në një postim të FSK-së në Facebook.