“Halla ime ka qenë një javë e sëmurë”/ Hoti tregon shqetësimin e përjetuar pas raportimit për babain e zhdukur

Lajme

“Halla ime ka qenë një javë e sëmurë”/ Hoti tregon shqetësimin e përjetuar pas raportimit për babain e zhdukur

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 20:14
Andin Hoti

Ish-deputeti i PDK-së dhe kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti, në një intervistë për Frontal të T7 ka folur për raportimin e disa muajve më parë rreth “kthimit të eshtrave” të Ukshin Hotit në Kosovë me titullin “Ekskluzive: Ukshin Hoti kthehet në Kosovë”.

Djali i Ukshin Hotit ka treguar se si një raportim më një titull të tillë ka shkaktuar shqetësim të madh në familjen e tij, teksa shton se halla e tij ka qëndruar e shtrirë dhe e sëmurë për një javë si rezultat i atij raportimi.

“Atë ditë kur ka dalë lajmi i tillë unë kam qenë duke shkuar në një takim multilateral ku ka marrë pjesë Kosova, Serbia, Bosnja, Kroacia e të tjera dhe fatkeqësisht dul një lajm i tillë. Unë e kam demantuar një lajm të tillë. Ai lajm ka ndiku aq shumë, aq sa halla ime ka qenë një jave e sëmurë, e shtrirë”, ka thënë Andin Hoti në Frontal të T7.

Hoti thotë se është duke e bërë gati padinë ndaj mediumit dhe gazetares që ka raportuar në një mënyrë të tillë.   

“Jam kontaktuar edhe nga gazetarja e cila më ka ofenduar në telefon, që ajo e dinë që përnime po kthehet e unë nuk po e disha si djali i Ukshin Hotit. Unë jam duke ngritur padi edhe ndaj atij portal edhe ndaj asaj gazetare sepse mendoj që jo vetëm unë, por paramendojeni nënën Nysrete, paramendoni nënat e tjera që janë në moshë dhe emocionet i kanë shumë më Të forta, çfarë ju ndodhë atyre me lajme të tilla”, ka thënë Andin Hoti.

Andin Hoti përmes llogarisë së tij në “Facebook” kishte reaguar dhe e kishte quajtur lajm të rrejshëm raportimin për “kthimin e shtrave” të Ukshin Hotit në Kosovë.

“Lajm i rrejshëm”, kishte shkuar Andin Hoti në shtator të këtij viti. 

Një raportim të tillë e kishte demantuar edhe Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit.

“Lajme të tilla, krahas shkaktimit të dhimbjes së familjeve, dëmtojnë rëndë procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur”, kishte thënë Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat