​Nagavci: Trajtimi i çështjeve të shëndetit mendor i rëndësishëm për të avancuar cilësinë e edukimit në vend

Lajme

​Nagavci: Trajtimi i çështjeve të shëndetit mendor i rëndësishëm për të avancuar cilësinë e edukimit në vend

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 19:58
Foto nga takimi

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se trajtimi i çështjeve të shëndetit mendor, duke mbështetur nxënës, mësimdhënës e prindër në këto aspekte është i rëndësishëm për të avancuar cilësinë e edukimit në vend dhe krijimin e programeve të qëndrueshme.

Ajo sot ka pritur në takim Zamira Hyseni Duraku, shefe e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe Aliriza Arënliu, drejtor i Institutit të Psikologjisë, ku së bashku me zëvendësministren Edona Maloku – Bërdyna, kanë diskutuar për rëndësinë e shëndetit mendor të nxënësve e mësimdhënësve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Problematikat e shëndetit mendor në kuadër të politikave arsimore dhe institucioneve edukativo-arsimore, avansimi i rolit të psikologut të shkollave dhe realizimi i ndërhyrjeve me bazë në evidencë shkencore, ishin disa nga synimet për të cilat u dakorduam. Biseduam edhe për ndërhyerjen në bazë të nevojave të identifikuara të shkollave dhe matjet e efikasitetit të këtyre intervenimeve. Trajtimi i çështjeve të shëndetit mendor, duke mbështetur nxënës, mësimdhënës e prindër në këto aspekte është i rëndësishëm për të avancuar cilësinë e edukimit në vend dhe krijimin e programeve të qëndrueshme.

Shëndeti mendor njëjtë si ai fizik, ka një rëndësi të pakontestueshme për zhvillim e edukim ,prandaj ne së bashku po ndajmë detyrat duke përmirësuar kështu të gjithë sistemin”, ka shkruar ajo në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat