U cilësua si vdekje e dyshimtë, policia nis hetimet për vdekjen e prishtinasit në rrugë

Lajme

U cilësua si vdekje e dyshimtë, policia nis hetimet për vdekjen e prishtinasit në rrugë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

U cilësua si vdekje e dyshimtë nga policia vdekja e një personi që kishte ndërruar jetë  në rrugë mesditën e së dielës në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës viktima në çastin kritik ishte duke ecur rrugës dhe ishte rrëzuar papritur.

Me të dalë në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia në raportin 24 ka dhënë detaje duke thënë se, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Raportohet se viktima mashkull derisa ka qenë në rrugë është rrëzuar. 

Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, bënë të ditur policia. /

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat