Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim deputeten kroate, Ermina Lekaj Prljaskaj.
Lajmin Rama e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.
“E falenderoj zonjën Lekaj Prljaskaj për urimet e përzemërta dhe e përgëzoj për punët e rëndësishme që po bëhen mes dy kryeqyteteve tona, siç është ajo e hapjes së linjës ajrore Zagreb-Prishtinë-Zagreb.
Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë e hapur dhe e gatshme për bashkëpunime me Zagrebin, u shpreh Rama.