Antonia Tolaj ka humbur jetën në një aksident komunikacioni, në qytetin Leipzig të Gjermanisë.
Pas vdekjes tragjike të Antonias me një shkrim prekës ka reaguar edhe një e afërme e saj.
“Sa rëndë të shkruash për vdekjen në momente që do duhej të festojmë suksesin!
Sa rëndë ta fshehësh të vërtetën për vdekjen e papritur në aksident të Antonias që thoshte “axhin e kam yll” në momente kur Shkodrani dekorohej dhe duhej të dilte në skenë!
Vajzë e bukur, aq e dashur e kulturuar! Çdoherë në zemrat tona! Kjo fotografi mbetet kujtimi më i bukur i Uskanës”, ka shkruar ajo.