Ky është 26-vjeçari që vdiq pasi u godit nga vetura

Lajme

Ky është 26-vjeçari që vdiq pasi u godit nga vetura

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 16:56
Mert Gjejlani

Dje në QKUK humbi jetën këmbësori që u godit dy javë më parë nga një veturë në Prizren.

I riu që nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve është 26 vjeçari, Mert Gjejlani.

Lajmin e kanë bërë të ditur në Facebook miku i 26-vjeçarit, i cili ka shkruar disa fjalë prekëse për Mertin.

“Sot mora lajmin më të hidhur në jetën time. Jam shume i mërzitur për vdekjen e shokut tim të dashur Mert Gjejlani. Shoku im Mert ma ke kput zemrën. Gjithmonë ka me t’kujtu me mall. Kemi kalu shumë kohëra e momente t’mira se bashku. Zoti e paska shkru që ti të jesh afër ti Zoti të shpërbleft me parajs shoku im Merti”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat