Zbuloni cili është shqiptari më i kërkuar në 194 shtete nga INTERPOL

Lajme

Zbuloni cili është shqiptari më i kërkuar në 194 shtete nga INTERPOL

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Muharrem Llani është një nga 69 shqiptarët, që kërkohet në 194 shtete të botës, e për të cilin Interpol ka publikuar foton e vetme që disponon për të.

Llani kërkohet nga Shqipëria dhe Italia, por sipas procedurave, në rast arrestimi ai së pari do të jetë subjekt gjykimi në Shqipëri, si vendi në të cilin ka kryer krimin.

Në faqen zyrtare të Interpol, për Muharrem Llanin shkruhet se akuzohet për vrasje me paramendim.

Image
Muharrem Llani

Në fakt, edhe në dosjen që ndodhet në Shqipëri, thuhet se ai bashkë me vëllain janë akuzuar dhe dënuar me nga 25 vjet burgim secili për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” dy herë (një herë e mbetur në tentativë).

Në vitin 2012, sipas dosjes, dy vëllezërit qëlluan për vdekje Arjan Shkretën dhe plagosën rëndë vëllain e tij, Leli Shkreta.

Ndërsa për vëllain e Muharremit, Jetmirin ka një dosje në Itali, për krime edhe më të rënda, që nisin me vrasje e deri në pengmarrje e shfrytëzim prostitucionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat