Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një të pandehuri për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se aktakuza është ngritur ndaj një personi me inicialet F.D., për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.
“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri F.D. me paramendim, me dashje, si dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘ISIS’, ka depërtuar në brendi të Sirisë.
S i dhe pas regjistrimit në këtë organizatë, ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë”, thuhet po aty.