Një familje shqiptare nga Medvegja po kalon ditët më të vështira të jetës së tyre.
Varfërisë, skamjes, ditëve të fundit jeta e tyre është kërcënuar edhe nga dimri bashkë me borën dhe acarin e madh që mbretëron në këtë vend malor.
Është kjo familja Jaha, katër anëtarësh nga fshati Kapit i Medvegjës.
Ata janë duke u përballur me kushte shumë të rënda të ekzistencës (varfëri ekstreme) dhe kushte shumë të rënda të banimit duke jetuar në një shtëpi e ndërtuar nga balta e cila dita ditës ka rrezik të shembet, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Gjatë kohës së dimrit ftohti, reshjet e shiut dhe borës depërtojnë në çdo anë të shtëpisë.
Po ashtu kjo familje nuk e ka asnjë të punësuar si dhe nuk gëzon të drejtën e asistencës sociale për shkak të pasivizimit të adresës së banimit nga autoritetet serbe.
Djali i tyre Musa është detyruar që ta ndërpresë shkollimin në klasën e parë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, për shkak largësisë si dhe kushteve klimatike dimërore.
Andaj apelojmë te të gjithë njerëzit human e të vullnetit të mirë t’i bashkohen kësaj nisme duke kontribuar varësisht nga mundësitë për t’i dalë në ndihmë kësaj familje medvegjase në forma të ndryshme për t’ia siguruar ushqimin e mjaftueshëm si dhe kushtet financiare për sigurimin e një banimi të përkohshëm në Medvegjë me mundësi për ndërtimin e një shtëpie të vogël me kushte elementare për jetesë.
Shpresojmë që me ndihmën e juaj ta gëzojmë familjen Jaha në këtë fundvit.
Ne së bashku mund të bëhemi gëzimi i tyre me çdo ndihmë sado që të jetë.
Këtij aksioni humanitarë iu është bashkëngjitur gazetari i njohur ndërkombëtar në Gjenevë duke ofruar një shumë prej 200 eurosh. Besojmë se solidariteti nuk do mungojë ndër ne, sidomos nga diaspora që beson dhe i ka sytë nga Medvegja!
Për ata që duan dhe kanë mundësi të kontribuojnë për ta ndihmuar familjen Jaha, këtë mund ta bëjnë përmes: Xhirollogarisë Bankare: 1960008256031102 Ose mund të na kontaktoni përmes: Tel: +383 (0) 49 799 599
Messenger: Shoqata Medoka
Ju faleminderit për kontributin e juaj!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/15/auto_264121888_927208954584987_5969234833543012944_n1639591663.jpg)