Gani Geci në një emision televiziv ka treguar se si mbrëmë është ndalur rryma në Prishtinë dhe ky në atë moment ishte në ashensor.
Geci thotë se nuk ka fobi prej territ, por thekson se po të mbetën fëmijët në atë mënyrë është shumë keq.
Ai pohon se, gjithmonë i ka zbatuar urdhrat e Qeverisë, dhe, edhe kësaj radhe ka zbatuar atë që e ka thanë kryeministri Albin Kurti, për t’u mbuluar me batanie dhe jorgana.
“Unë mbrëmë isha te djali në Prishtinë dhe u mbulova me qebe dhe tre-katër jorgana”, thotë ai.
Geci në këtë intervistë kritikon për shumë çka Qeverinë, edhe pse thotë se ka mbështetur ndryshimin.
“Qeveria mos të hargjon energjinë me Qeveritë e kaluara, por të tregoj se çka do të bëjë tash e tutje”.
“Qeveria duhet më bë shkëputjen e të kaluarës për të tashmën. Për të kaluarën të denoncojnë në organet e drejtësisë dhe do të përgjigjen para drejtësisë. Kushdo që ka bërë vepër penale duhet me shku në burg”, shprehet Geci.