Mësohet se personi i vdekur është nga komuna e Zubin Potokut, ndërsa raste aktive me virus është 199, ndërsa nga izolimi dhe të shëruar janë 102 persona .
Sipas njoftimit të shtabit të krizës që vepron në Mitrovicë, në komunat e veriut të Kosovës janë 15 raste të reja pozitive në virusin Corona, prej të cilëve më së shumti ka nga komuna e Zubin Potokut 7 raste, në komunën e Mitrovicës janë 5 raste të reja, ndërsa në Zveçan dhe Leposaviq nga 2 përkatësisht një rast.
Në pjesën tjetër të mjediseve të banuara me serb, janë raportuar dy raste të reja pozitive në virusin Corona, një në Shterpcë dhe një në Graçanicë, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë të prekur me virus janë mbi 2 mijë e 66 persona.
Që nga fillimi i pandemisë, në mjediset e banuara me serb në Kosovë si pasojë e infektimit me virus kanë vdekur 190 persona, ndërsa janë testuar 27 mijë e 375 persona, prej të cilëve 8 mijë e 278 kanë rezultuar pozitiv.