“Shaip, a ke nis me pagua rrymën? Ku janë serbët në pushtetin lokal në Bujanovc? Edhe disa pyetje tjera i ka shtuar deputeti popullor i Lëvizjes së Socialistëve, në deklaratën e deputetit shqiptar Shaip Kamberi se “Serbia dëmton pajtimin dhe stabilitetin e regjionit”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
Komlenski sipas “Novosti” iu përgjigj shefit të grupit të klubit të deputetëve “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberit, i cili në fjalimin e tij ka thënë shume fyerje në llogari të Serbisë dhe ministrit të brendshëm Vulin, duke nënvizuar se “Serbia dëmton pajtimin dhe stabilitetin e regjionit”.
Kjo nuk është hera e parë, që deputet të caktuar reagojnë në fjalimin e deputetit shqiptar Kamberi në punimet e Kuvendit të Serbisë.
"Kur Kamberi u ofrua të bëhet ministër në qeverinë e Brnabiç, nuk i kanë penguar as ministrat, as Vulin, por pasi u refuzua, tash i pengojnë të gjithë, më së shumti Serbia në të cilën jeton dhe prek të cilës si deputet përfiton pagë të majme. Po të ishte bërë ministër Kamberi, Serbia për të do të ishte më e mira dhe shteti më demokratik në botë” ka thënë Komlenski.
Pasi e ka plot gojën demokraci, pse nuk u dëshmua në vepër kjo në Bujanovc? Ku janë serbët në pushtetin lokal në komunën e Bujanovcit, ka pyetur Komlenski ?
E dimë ka vazhduar ai, se Kamberi urren serbët edhe Serbinë, dorën në zemër më pak kur donte të bëhej ministër. Por, me vite po mbetemi pa një përgjigje – Shaip a ke nis me pagua rrymën” ?
Këto janë pyetjet ironike edhe fyerjet që bëhen nga deputet serb në Kuvendin e Serbisë, atëherë kur nuk kanë përgjigje adekuate në çështjet që ngrit pa hezitim deputeti shqiptar Shaip Kamberi.