Vesna Peshiç: Serbia është faktori kryesor i destabilizimit në Ballkan

Lajme

Vesna Peshiç: Serbia është faktori kryesor i destabilizimit në Ballkan

Nga: F.B Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 22:32
Vesna Peshiç

Politikania e dikurshme Vesna Peshiç ka deklaruar se Serbia është “faktori kryesor destabilizues” në Ballkan dhe kjo shihet sipas asaj se as sot “ nuk po pranon kufijtë e vetë”, shkruan “Beta", “transmeton “Bota Sot”.

Të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë i kanë pranuar kufijtë e vetë, me përjashtim të Serbisë” ka thënë Peshiç në Forumin e 14-të për Drejtësi tranzicionale në Beograd.

Ajo ka vlerësuar se Serbia nuk është e gatshme për një pajtim të tillë. Ajo shtoi se “në vepër janë proceset fuqishme të shpërbërjes së Bosnjës dhe Hercegovinës përmes (Milorad Dodik)” , duke nënvizuar se “Serbia jep mbështetjen e plotë në ato procese ".

"Nuk mendoj se Serbia në këtë moment po përgatitet për luftë, por përpiqet që përmes rrugës paqësore të arrijë qëllimet e veta. Ajo dëshiron të përvetësojë një pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës së Dejtonit” ka vlerësuar Peshiç.

Sipas Peshiç, në Serbi aktualisht po ndodhë “autokracia personale” , në të cilën Aleksandar Vuçiq ka rrëmbyer të gjitha institucionet, ndërsa opozitën e ka shpall armik të brendshëm.

"Në Serbi situata është aq katastrofë dhe me këtë pushtet çfarë e kemi, nuk mund të zgjidhim asnjë problem, po kështu as problemin e Kosovës” tha Peshiç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat