Vuçiq dhe Zaev në Tiranë pritet të vendosen në hotelin ku kishin qëndruar ish-pjesëtarë të UÇK-së

Lajme

Vuçiq dhe Zaev në Tiranë pritet të vendosen në hotelin ku kishin qëndruar ish-pjesëtarë të UÇK-së

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 20:35
Hotel “Rogner”

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev, sonte pritet të vendosen në hotelin “Rogner”, hotel ky në të cilin gjatë luftës kishin qëndruar ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aty gjenden edhe patrulla të policisë, ndërkaq krerët e këtyre dy shteteve sonte paraprakisht do të priten në Elbasan, ku do të darkojnë bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.

Nesër në mëngjes rreth orës 9 pritet të nisë takimi trepalësh për Ballkanin e Hapur.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme është zhvilluar protestë kundër kësaj nisme.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat