Sot në Tiranë është mbajtur një protestë mjaftë e madhe kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Vuçiq ka vizituar Tiranën përkundër se opozita atje ka protestuar kundër tij.
Kjo protestë nuk e ka penguar as kryeminsitrin Edi Rama që të pret në mënyrë dinjitoze Vuçiqin, ku para pak çastesh e dërgoi në darkë.
Për protestën në Tiranë, kanë reaguar mjaftë ashpër mediat serbe.
Gazetari Dush Gashi, ka publikuar disa tituj të këtyre mediave, të cilat njihen edhe gazetat e Vuçiqit.
Postimi i Gashit:
Gazetat e Vuçiqit: Egërsi në Tiranë...
Titujt e disa nga tabloidët e Beogradit, të cilët janë nën kontrollin e Aleksandar Vuçiqit, "mikut" të ri të Tiranës zyrtare:
- Egërsi në protestën e Tiranës: Ekstremistët shqiptarë djegin flamujt serbë
- Pamje rrëqethëse nga Tirana: Atmosferë linçi dhe djegie e flamurit serb
- Egërsi në Tiranë: Pjesëmarrësit e protestës djegin flamurin serb
- Protestë në Tiranë kundër kryetarit të Serbisë: Snajperistë në ndërtesa, ekstremistët planifikojnë diversion në kolonën e Vuçiqit