Arrestimet në Shtërpcë, reagon Petkoviq

Lajme

Arrestimet në Shtërpcë, reagon Petkoviq

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 11:33
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, ka vlerësuar sot se inkursioni i policisë speciale të Kosovës në Shtërpcë dhe arrestimi i disa personave është një përpjekje tjetër për të frikësuar popullin serb në provincë “dhe terror i ri” i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Nën maskën dhe me pretekstin e një lloj lufte kundër korrupsionit, Kurti po dërgon sërish forcat speciale Rosu, me pajisje të plota luftarake, në mjediset serbe, me qëllimin e vetëm kriminalizimin e serbëve që mbetën mburojë për mbrojtjen e interesave tona kombëtare në krahinë. Kurti sikur nuk e sheh korrupsionin dhe krimin në radhët e tij, kur të gjithë faktorët ndërkombëtarë e dinë se të gjitha flukset e parave të pista kalojnë nëpër komunitetet shqiptare”, pyeti Petkoviq në një deklaratë.

Ai tha se Shtërpca është një objektiv i dukshëm sepse përfaqëson një bastion të fortë serb dhe pikën më jugore të mbijetesës serbe në Kosovë.

“Ky veprim nuk është i rastësishëm, sot, kur presidenti Aleksandar Vuçiq do të nënshkruajë gjashtë marrëveshje të rëndësishme në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’, si një hap drejt një të ardhmeje më të mirë dhe padyshim që është i koordinuar me tërbimin e mbrëmshëm të ekstremistëve dhe djegien e flamujve serb në Tiranë”, tha Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat