Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi sot ka larguar nga rruga pengesat të cilat janë vendosur pak muaj më parë nga ish-kryetari Xhafer Tahiri.
Rruga përballë komunës së Vushtrrisë është renovuar në kohën e zgjedhjeve në Vushtrri.
Ajo rrugë ka pak muaj që është lëshuar në qarkullim.
Mirëpo, me pengesat në të dy anët e rrugës nuk është pajtuar kryetari aktual, i cili mori vendim që të largohen nga rruga.