Kandidati për asamble në Skenderaj, merr drejtimin e QKMF-së

Lajme

Kandidati për asamble në Skenderaj, merr drejtimin e QKMF-së

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:18
Agron Mehmeti dhe Fadil Nura

Ish-kandidati për asamble nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komunën e Skenderajt, Agron Mehmeti, është emëruar në krye të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë komunë.

Lajmin për emërimin e tij në këtë e ka bërë kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, në një postim në Facebook.

“Ditë e re me përgjegjësi të reja! E gjithë kjo krahas nevojës së menjëhershme për të adresuar nivelin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore. Gjendja e rëndë në këtë sektor është e papranueshme, shkaqet dhe arsyet nuk mund të jenë të pakalueshme në raport me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, andaj jemi mëse të vendosur për t’i dhënë zgjidhje të duhur! Profesionalizmi, vullneti dhe angazhimi mbi bazën e bashkëpunimit korrekt dhe të ndërsjellë, janë çelësi i suksesit. Të priftë e mbara dhe suksese, Dr. Agron Mehmeti, në krye të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare!”, ka shkruar Nura.

Agron Mehmeti në zgjedhjet e mbajtura në tetor të këtij viti nuk arrit që të bëhet asamblist, sepse morri vetëm 279 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat