Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar aksionin e policisë në Shtërpcë.
“Në fillim na kanë thënë se kriminelët jetojnë në veri të Kosovës. Ata e kanë bërë atë fushatë me vite të tëra. Tani duket se ka kriminelë edhe në jug.
Dhjetë prej tyre janë arrestuar, dhe të gjithë kriminelë, unë nuk e di pse nuk kishte edhe në Ferizaj, por vetëm kriminelët serbë”, deklaroi Vuçiq pas takimit në kuadër të nismës “Ballkani i hapur”.
"Sigurisht që Albin Kurti e bëri këtë sot për shkak të Ballkanit të Hapur”, tha ai.
Presidenti i Serbisë deklaroi se “do të ofrojë ndihmë juridike për të gjithë njerëzit tanë”.