Me reduktime të rrymës elektrike po përballën qytetarët e Kosovës. Janë të shumtë ata që po ankohen se mbetën në terr në këto ditë kur temperaturat janë nën zero.
Nëpërmjet llogarisë në Facebook, ka reaguar ish-deputeti Labinot Tahiri. Këngëtari ka treguar se e ka paguar rrymën, por ka mbetur pa drita.
“Dje e pagova 325 euro, por prap pa rrymë!”, shkroi ai.
“Duron ky popull duron bacooo grahni…”, shtoi ai.
Postimi i plotë
Dje e pagova 325 euro, por prap pa rrymë!
Jam ardh në perfundim, që ky popull e duron edhe kijametin veq me ju lajmru ma heret qështu si KEDS-I me sms ne pajtohemi me fatin!
Kur qytetari i ka borgj KEDS-it, nuk i’a fal po shkon e i’a këput rrymen në shtyllê pa fije rahmeti!
E kur qytetarêve KEDS-i i’u ka borgj dhe i lë në terr, kêrkonë falje dhe mirëkuptim!
Nejse: Popull Bujar jem ne , kush nuk bën zë por rrim qështu ndër-jorgan tuj than behet mirë!!
Mundesisht nesër mos e leshoni fare se vallah ju kuptojmë se jeni “shumë korrekt”🤌
Duron ky popull duron bacooo grahni…
Këto reduktime janë paralajmëruar nga KEDS dhe do të ndodhin në tërë territorin e Kosovës.