Ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nijazi Thaçi ka reaguar ndaj reduktimeve të energjisë elektrike që po ndodhin në Kosovë.
Thaçi ka shkruar se “nuk mbahet KEK-u me pensionista të dështuar”.
Ndër tjerash, ai ka thumbuar edhe drejtorët aktual të cilët sipas tij “shesin autoritet tek punëtoret e gjujnëzohen para pushtetarëve”.
Më tej ka thënë se KEK-u ka eksperta dhe punëtorë të zellshëm të cilët kanë nevojë për përkrahje dhe motiv.
“KEK ka shumë eksperta të zot e punëtorë të vyeshëm, vetëm duhet me i përkrah dhe me ju dhënë motive. Na morët në qafë o burra!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.