Një aksion i oficerëve të doganës të asistuar nga Policia e Kosovës ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zubin Potok.
Aksioni kishte të bënte me kontrollimin e disa bizneseve të cilat operojnë në rajonin e Zubin Potokut, respektivisht në Zupce e Uglar.
Sipas doganës thuhet se qëllimi ishte kontrolli i bizneseve që po shmangin tatimet dhe veprimtaria ilegale e kontrabandimit të mallrave në këto lokacione.
“Oficerët doganor të asistuar nga Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë realizuar kontrolle në tri lokacione në Veri të vendit. Ky operacion ka filluar në orët e para të mëngjesit ku qëllimi ishte të kontrollohen bizneset të cilat operojnë në rajonin e Zubin Potokut, respektivisht dy lokacione në fshatin Zupce dhe një tjetër në fshatin Uglar. Operacioni ka pasur qëllim kontrollin e bizneseve për shmangie të tatimit si dhe veprimtari ilegale të kontrabandimit të mallrave. Operacioni ka rrjedhur pa asnjë incident. Dogana e Kosovë në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj , me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet nga Dogana e Kosovës.