​Putin: Nëse Uashington dhe NATO refuzojnë t’i ofrojnë garanci Rusisë për mos zgjerim në Ukrainë, përgjigja ruse mund të jetë e shumëllojshme

Lajme

​Putin: Nëse Uashington dhe NATO refuzojnë t’i ofrojnë garanci Rusisë për mos zgjerim në Ukrainë, përgjigja ruse mund të jetë e shumëllojshme

Nga: F.B Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 12:24
Vladimir Putin

Nëse Uashington dhe NATO refuzojnë të ofrojnë garanci Rusisë për mos zgjerim në Ukrainë, përgjigja ushtarako teknike e Moskës ruse mund të jetë e shumëllojshme, varësisht nga ekspertët ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin, shkruan “Pravda” transmeton “Bota sot”.

"Përgjigjja mund të jetë e shumëllojshme. Kjo varet nga propozimet që mund të japin ekspertët ushtarak” tha Putin në intervistën për TV „Rusija 1“, por cili mund të jetë reagimi ushtarak nëse ShBA edhe NATO “nuk dëgjojnë ”?.

Lideri rus në të njëjtën kohë nënvizoi se Rusia do të vazhdojë të arrij rezultate juridike obliguese në bisedime e jo t'i përfundojë ato – “Pikërisht këtë do të synojmë” theksoi Putin.

Këto Putin i tha në konferencën për media, ku kumtoi se zgjerimi i NATO-së në lindje është i papranueshëm dhe se veprimi i Rusisë nuk do të varet nga rrjedha e bisedimeve, por pa kushte nga garantimi i sigurisë së Rusisë.

Gazeta përkujton se Rusia me 17 dhjetor ka publikuar draft-marrëveshjen me SHBA dhe NATO-n, ku ndër tjera përfshihet edhe rregullorja për garanci të ndërsjella në Evropë, për mos-vendosje të raketave të largësisë së shkurtër dhe të mesme në largësi të ndërsjellë dhe refuzimin e zgjerimit të mëtejmë të NATO-së në lindje përfshirë atë në ish-republikat e BRSS.

Dokumenti i është dorëzuar Uashingtonit dhe aleatëve të tyre, ndërsa në njërën nga pikat propozohet që NATO të ofrojë garanci për mos zgjerim të aleancës në territorin e Ukrainës.

Si ka kumtuar zëvendës ministri i jashtëm rus Sergej Rjabkov, nëse NATO dhe ShBA nuk reagojnë në kërkesën e Rusisë për garanci sigurie, kjo mund të sjell raund të ri të konfrontimit. NATO ka konfirmuar se ka pranuar propozimin dhe se do ta analizojë, por për këtë do të marr në konsideratë edhe qëndrimin e Kievit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat