Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell deklaroi se rritja e hapave dhe retorikës së ndarjeve në të gjithë Ballkanin perëndimor ka penguar në vitin që po kalon përpjekjet për ofrimin e këtij regjioni në ardhmërinë evropiane.
Këtë ai e tha në publikimin në fundvitin që po shkon, duke analizuar ngjarjet që ndodhën në lidhje me politikën e jashtme të BE-së, duke nënvizuar se kjo ndarje mbi të gjitha ka të bëjë BeH, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.
“Rritja e aksioneve edhe retorikës ka nxitur ndarje në gjithë Ballkanin, posaçërisht në BeH që penguan përpjekjet ofrimit të 6 shteteve ka e ardhmja e tyre evropiane”, tha Borel.
Borel ka shkruar se përderisa konfliktet hibride zgjerohen, BE duhet të vazhdojë të mbështes Moldavinë dhe Ukrainën në rezistencën ndaj presionit të Rusisë dhe “qasjen e mos lëshimit” ndaj Bjellorusisë.
“Duhet të përgjigjemi me gjithë vendosmërinë që mund të grumbullojmë” tha përfaqësuesi i lartë evropian, duke shtuar se pandemia ka zgjatur më tepër se që pritej një vit më përpara, duke shtuar se versioni omikron përsëri kërkon vendosje të masave dhe kërcënon.
“Por, e dimë se vaksinat e bëjnë dallimin e madh, shumica e evropianëve ka pranuar dy doza të vaksina, BE që nga dhjetori 2020 vazhdimisht ka eksportuar vaksina”, tha ai.
Pandemia ka ndal vendet në zhvillim që synonin kapjen e hapit me të zhvilluarit , gjë që ka rritu varfërinë dhe mungesën e ushqimit në të gjithë botën "numri i njerëzve që ra në kufij të varfërisë si pasojë e virusit Corona sipas Bankës Botërore është rreth 150 milionë, duhet bëjmë gjithçka që ndryshohet edhe të luftojmë jo barazinë”, tha Borel.
Borel tha se ndonëse jemi ballafaquar me pandemi në agjendën e BE dominuan temat e krizave në Bjellorusi, Ukrainë, Mali, Sudan, Avganistan, Etiopi dhe Venezuelë.
Në vitin që po kalon, sipas Borel ndodhi ripërtëritja e raporteve mes BE-së edhe ShBA-ve nën udhëheqjen e presidentit Biden.
“Drejtimi i ri i administratës amerikane ka mundësuar që të arrihen përparime, në ndryshimet klimatike, bisedimet për programin nuklear të Iranit dhe tatimin e korporatave”, tha Borel.