Vuçiq: Nëse zgjedhem president, do të jetë mandati im i fundit

Lajme

Vuçiq: Nëse zgjedhem president, do të jetë mandati im i fundit

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 15:11
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke folur për zgjedhjet presidenciale që priten të mbahen vitin e ardhshëm në Serbi, ka thënë se nëse arrin të zgjedhet edhe për një madat në këtë post, do të jetë ky mandati i fundit duke shtuar se nuk do të kthehet në postin e kryeministrit.

“Sigurisht që do të jetë mandati i fundit nëse kjo ndodh, edhe sipas Kushtetutës nuk mund të kandidoj sërish. Nëse mendoni se  teorikisht është e mundur që të kthehem në postin e kryeministrit, është e qartë që nuk më njihni”, tha Vuçiq.

I pyetur pse nuk do të pranonte të kthehej në postin e kryeministrit, duke qenë se ka shembuj të tillë nëpër botë, Vuçiq tha se ndryshimi mes tij dhe të tjerëve është se ai jeton për rezultate dhe për atë që do të shkruhet pas 50 vitesh, e jo për të jetuar në mëndafsh e kadife dhe për të udhëtuar nëpër botë.

“Unë pothuajse nuk blej kurrë, nuk bëj pazar, përgatitem për takime, kam ankth, frikë dhe përgjegjësi para takimeve të rëndësishme”, tha Vuçiq.

Qeveria aktuale e Serbisë do të ketë një mandat të kufizuar, jo më gjatë se deri më 3 prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat