Kanë kaluar pesë javë nga rasti tragjik në Gllogjan, ku pas një sulmi me armë në drejtim të autobusit mbetën të vrarë tre persona, dy nxnënës dhe shoferi.
Autobusi që udhëtone në linjën Gjakovë-Gllogjan, barte dhjetra nxënës të shkollës së mesme, ku dy prej tyre mbetën të vdekur nga ky sulm makabër.
Sot më datën 31 dhjetor, që shënon edhe ditën e fundit të këtij viti, Islam Mustafaj ish i burgosur politik dhe luftëtar i UÇK-së, ka kujtuar vajzën e vëllaut, Genta Mustafaj e cila mbeti e vrarë në këtë tragjedi.
“Kaluan 5 javë nga ndarja tragjike nga ne. Kotë të pritem edhe sonte, dora kriminale të ndau padrejtësishtë nga ne.
Na mungon shumë Genta. Dorasit ju thaftë dorë! Pusho e qetë Genta e Migjës!” ka shkruar ai.