Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku ka bërë të ditur se sonte në natën e ndërrimit të moteve, janë të lënduar shtatë persona nga mjetet piroteknike, një person tjetër nga plumbi qorr.
Tre prej tyre sipas Çitakut, janë duke u trajtuar në Klinikë, të tjerët janë liruar në shtëpi.
Çitaku: Tre të lënduar janë duke u trajtuar
“Deri në këto momente të fillimit të Vitit të Ri, nuk kemi një fluks sikur që kemi pasur viteve të më hershme, është një numër më i vogël. Megjithatë janë prezente këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr.
Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi i qorr, është në regjionin e krahut”, theksoi Çitaku.