Qytetarët të fiksuar pas Golf 2-shave, afro tre mijë të regjistruar gjatë këtij viti

Lajme

Qytetarët të fiksuar pas Golf 2-shave, afro tre mijë të regjistruar gjatë këtij viti

Më: 1 janar 2022 Në ora: 12:53
Ilustrim

Vetëm përgjatë këtij viti në Kosovë janë të regjistruara 2637 vetura të tipit ‘Golf 2’ të markës Volkswagen.

Në anën tjetër, 178 modele Golf 3 janë regjistruar për këtë vit. Kështu ka bërë të ditur me anë të të dhënave statistikore Ministria e Punëve të Brendshme.

Në anën tjetër, Volkswagen ka qenë marka dominante e veturave të regjistruara për këtë vit – 105.881 copë. Marka e dytë është Opel me 37.294 vetura të regjistruara.

E treta markë me radhë është marka Audi me 26,543 vetura të regjistruara, të pasuara nga markat Mercedes (24,118) dhe BMW (16,931).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat