Xhelozi e tradhëti – sa çifte përfunduan me divorc në vitin 2021

Lajme

Xhelozi e tradhëti – sa çifte përfunduan me divorc në vitin 2021

Më: 1 janar 2022 Në ora: 15:36
Ilustrim

Përgjatë viteve të fundit në Kosovë, divorcet mes çifteve janë rritur, ku shkaqet më kryesore konsiderohen xhelozia, tradhëtia, martesat e hershme, problemet ekonomike, këtë e ka thënë edhe psikologia Antigona Qenaj Sejdiu.

“Divorcet në Kosovë janë në rritje, dhe disa nga shkaqet e divorceve janë: problemet psikologjike që partnerët kanë me veten e tyre ku përfshihet stresi si problem kryesor, mungesa e vetbesimit, gjelozia, tradhetite, nderhyrja e familjareve te tjere ne jeten e qiftit,   munges a e komunikimit, martesat e hershme, perdorimi i tepruar i teknoligjise dhe rrjeteve sociale, problemet ekonomike etj”, tha Sejdiu.

Sipas Agjensisë për Regjistrim Civil të Kosovës, gjatë vitit 2021, deri në muajin nëntor, janë regjistruar gjithsej 1505 raste të divorcit në Kosovë.

Sa i përket pasojave që divorci shkakton psikologia Qenaj, tha se mes çifteve ka pasoja të shumta, që një prej tyre është edhe depresioni.

“Pasojat nga divorci bien mbi qiftin por gjithashtu mbi femijët. Disa nga problemet psikologjike me te cilat përballen qiftet pas divorcit jane: depresioni, pagjumësia, rënje e vetbesimit, vështirësi për të filluar gjithçka nga fillimi, ndjenja e vetmisë, traumë, veshtiresi sociale, veshtirësi me punën etj”, tha ajo.

Qenaj gjithashtu theksoj se pasoja traumatike dhe afatgjate, divorci mund të shkaktojë posaqërisht te fëmijët e prindërve të ndarë, për të cilët ndryshon pothuajse botëkuptimi për jetën dhe mund të ketë pasoja nga më të ndryshmet.

“Tek fëmijë ndarja e prindërve mund të jetë traumatike dhe me pasoja afatgjata. Ndryshon botëkuptimi për jetën, për botën, instalohet ndjenja e fajit tek fëmija duke fajësuar veten për ndarjen dhe gjithçka që ju ndodhë prindërve. Ankth, pagjumësi, probleme me oreksin, veshtirësi në shkollë, dhimbje somatike psh dhimbje e barkut, sulmet e panikut, renje e imunitetit dhe madje edhe probleme". shendetsore.

Në vitin që po lëmë pas, shkurti është muaji me shifrën më të madhe të divorceve, prej 198 gjithsej, për dallim nga muajt e tjerë, që shifra është më pak e ulë.

Gjithashtu sipas statistikave të ARC, 14,380 persona janë kurorzuar gjatë vitit 2021 në Kosovë, deri në muajin nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat