Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca respekton politikën e neutralitetit të Serbisë, ajo është shtet sovran dhe ka të drejt të zgjedh rrugën e saj, ndërsa NATO është e përkushtuar për të ndërtuar partneritet me te, shkruan “Pobjeda” transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.
Ai përkujtoi se në vitin 2020 u shënuar 15 vjetori i partneritetit për paqe mes NATO-së edhe Serbisë, ku punohet në reformimin e forcave të sigurisë, trajnimin kuadrove dhe stërvitjet ndërkombëtare.
Ai përkujtoi se Serbia ka punuar me NATO në shumë stërvitje si ajo për situatat emergjente të vërshimeve edhe zjarreve në male "Kështu që bashkëpunimi ka sjell dobi dhe mbështesim vazhdimin e partneritetit", nënvizoi Stoltenberg.
Në pyetjen për sfidën më të madhe të NATO-së në regjion – gjendja në BeH aço status quo në Kosovë dhe mungesa e përparimit në dialog, Stoltenberg tha se “NATO do vazhdoj të promovojë paqe stabilitet dhe bashkëpunim përfshirë punën e KFOR-it e mandat të OKB-së.
Sipas tij BE dhe NATO kanë bashkëpunim thelbësor në ruajtjen e stabilitetit dhe mbështetjen e reformave. “Pra, jemi plotësisht të përkushtuar në përpjekjet për të promovuar reforma dhe ti sigurohet funksionim efikas i institucioneve shtetërore”, tha Stoltenberg.
Ai ka ftuar liderët të punojnë në mënyrë konstruktive “të tregojnë vullnet për të mirën e BeH dhe avancimin në aspiratat euro-atlantike”, ndërsa rreth mekanizmit të NATO-së për evitimin e tensioneve të mundshme, Stoltenberg tha se forumi trans-atlantik është ai që vendos për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e përbashkët.
"Detyrat tona primare janë siguria e stabiliteti në Ballkan që janë kyçe për Ballkanin” nënvizoi Stoltenberg.
Në pyetjen rreth ndikimit negativ të Rusisë në Malin e Zi përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe nëse kjo përbën ndikim hibrid kundër NATO-së, Stoltenberg u përgjigj se nuk komenton çështjet e brendshme, por NATO fton Rusinë që luaj rol konstruktiv në Ballkan.
“Rusia rregullisht punon kundër synimeve të NATO-së për siguri e stabilitet, Kina e Rusia punojnë së bashku në shkatërrimin e përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për përtëritjen e misioneve në Altea dhe Bosnje”.