Nis votimi për referendum në Serbi, s’dihet a do mbahet në Kosovë

Lajme

Nis votimi për referendum në Serbi, s’dihet a do mbahet në Kosovë

Më: 3 janar 2022 Në ora: 12:40

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi njoftoi se numri i përgjithshëm i votuesve në këtë shtet në referendumin e ardhshëm për ndryshimet kushtetuese është 6 milion e 510 mijë e 233, duke thënë se shtypja e fletëvotimeve për referendumin, i cili do të mbahet më 16 janar, do të fillojë sot në orën 10:00,

Kryetari i KQZ-së atje, Vladimir Dimitrijeviq, i pyetur nëse ka ndonjë informacion nga e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën rreth mbajtjes së votimit në Kosovë, ai tha se ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar dhe se do ta informojë opinionin sa më shpejt që ta ketë brenda afateve të parapara.

Referendumi për ndryshimin e kushtetutës serbe në fushën e drejtësisë është duke u bërë për të sjellë legjislacionin serb në përputhje me atë evropian në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lejoj që ky referendum të mbahet në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat