Vlora Çitaku: Martesa e vëllait të Mimoza Kusarit nuk është çështje e interesit publik

Lajme

Vlora Çitaku: Martesa e vëllait të Mimoza Kusarit nuk është çështje e interesit publik

Më: 3 janar 2022 Në ora: 20:54
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmeve e komenteve që e kanë vërshuar rrjetin për martesën e vëllait të deputetes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lilës.

Çitaku përmes një postimi në facebook ka thënë se vëllai i Kusari-Lilës, nuk është fytyrë publike dhe rrjedhimisht as martesa e tij nuk është çështje e interesit publik.

Sipas saj thirrjet homofobike janë të shëmtuara dhe të papranueshme.

”Dashuria është dashuri”, ka shtuar ajo mes tjerash.

Postimi i plotë

Vëllau i Mimoza Kusarit është person privat. Martesa e tij nuk është çështje e interesit publik. 

E thirrjet homofobike janë të shëmtuara dhe të papranueshme. 

#LoveIsLove

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat