Nuk mjafton vetëm vullneti -Tri parakushtet për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Nuk mjafton vetëm vullneti -Tri parakushtet për dialogun Kosovë-Serbi

Nga: F.B Më: 4 janar 2022 Në ora: 09:03
Albin Kurti dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e sheh dialogun me Kosovën si të pakushtëzuar, pa urdhra e diktate ndaj palës serbe, ai edhe në fillim të 2022 përsëriti se Serbia është e gatshme për bisedime dhe shumëkush vitin e ri e shohin si mundësi për zgjidhjen e dialogut, por analistët përkujtojnë se ka disa parakushte për përmbushjen e tij, shkruan “RTS”, transmeton “Bota dot”.

Në fund të vitit që shkoi i dërguari special i BE për Ballkanin Lajçak pranoi se dialogu mes Beogradit e Prishtinës po shkon vështirë, duke pranuar se as kalendari politik nuk i shkon përdore, ndërkohë që nënvizoi qëndrimin e ShBA edhe BE-së e edhe partnerëve tjerë se biseda është rruga e vetme për zgjidhje.

"Në Kosovë qeveria e re ka qëndrime strikt ndaj çështjes së dialogut, ne jemi në kontakt ditore dhe zgjidhim probleme konkrete, nuk ka mënyrë të zgjidhjes jashtë dialogut andaj nuk shoh shkak për humbje kohe dhe shtyrje të zgjidhjes, kjo nuk është çështje e thjeshtë dhe jam optimist i matur”, ka deklaruar ai.

Edhe Kurti ka dhënë deklaratë optimiste se Prishtina është e gatshme që në vitin 2022 të arrihet marrëveshja e normalizimit të raporteve. Por jo pa kushte dhe kjo varet nga Serbia, marrëveshja që nuk nënkupton njohjen e ndërsjellë për Prishtinën është e papranueshme.

“Serbia dëshiron vazhdimin rrugës evropiane, por kjo nuk është e mundshme pa njohjen e Kosovës, në anën tjetër Kosova dëshiron integrimin evropian edhe e euro-atlantik dhe për këët na duhet normalizimi me Serbinë. Serbia ka dilema sepse ka arrit marrëveshje për tregti të lirë me Rusinë, blen armatime dhe është pjesë e Unionit ekonomik euro-aziatik”, ka thënë Kurti.

Porositë që vijnë nga Prishtina me vëmendje përcjellën nga Beogradi, që pa-diskutim hapur ka shprehur gatishmëri për dialog, por jo me kushte thonë analistët.

"Ai nuk kupton për çka flet, ka thënë se ata janë në rrugën e pastër evropiane dhe duan të kërkojnë pranim në BE. A mund të kuptoni seriozitetin e iniciativës, ndërsa Serbia thotë ai është anëtar e lidhjes euo-aziatike. Ai njeri asgjë nuk kupton, nuk bënë dallim e nënshkrimit dhe anëtarit. Ka mundësi e ka lexuar në mediet perëndimore ku thuhen shumë të pavërteta ndaj Serbisë se ajo nuk është në rrugë evropiane dhe ka raporte miqësore me Kinën e Rusinë”, tha Vuçiq.

Retorika në këtë fillim viti nuk premton, ndërkohë ka tri vite nuk ka lëvizje në dialog, ndërsa në 2021 pati vetëm një takim të nivelit të lartë edhe ai pa asnjë rezultat.

Për dialogun analistët mendojnë se nuk mjafton vullneti politik i aktorëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, ata përmendin tri parakushte për arritjen e zgjidhjes.

Stefan Surliç nga Fakulteti i Shkencave Politike thotë se duhen respektuar marrëveshjet e deritashme përfshirë atë për asociacionin.

"E dyta duhet që të arrihet pajtimi që për të gjitha çështjet e hapura mos të ndërmerren hapa të njëanshëm dhe e treta që mos të ketë vetëm mbështetje nga ana e liderëve por edhe nga e gjithë shoqëria”, thotë Surliç.

Analisti Leart Hoxha thotë se nuk ka vullnet politik për hapa konkret në drejtim të statusit të asociacionit.

“Dyshoj se do ketë hap të madh në dialog, kjo nuk është në agjendën e Kurtit, kur ai shprehet se kjo bëhet në gjysmën e parë të vitit”, tha ai

Në gjysmën e parë të vitit janë zgjedhjet në Serbi, do pritet formimi i qeverisë, pastaj sytë drejtohen në Paris ku ka zgjedhje.

Surliç thotë se para vjeshtës nuk pritet ndonjë iniciativë për pajtim bazë edhe agjendën, edhe më pak për marrëveshjen finale.

"Viti 2022 do të jetë viti kur pritet presioni më i madh i Uashingtonit, që do kenë rolin udhëheqës në vazhdimin e dialogut”, thotë Surliç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat