Behgjet Pacolli është nga të rrallët politikanë shqiptarë që bashkëbisedon me qytetarët përmes rrjetit social Facebook.
Ai është mjaftë aktiv në llogarinë e tij dhe shumë herë nuk heziton edhe të bëjë replika me komentuesit e tij që dijen të jenë edhe të ashpër.
Por kush qëndron prapa kësaj faqje, është vetë Pacolli që menaxhon me të apo ndonjë ekipi që është e zakonshme që t’i besohet një punë e tillë.
Në lidhje me këtë Pacolli ka thënë se është vet që bën postim e komenton me qytetarët.
“Jam vet aktiv ne rrjete sociale, tentoj të komunikoj dhe të bashkëbisedoj me qytetarët. Shpesh dhe posaçërisht në vitet e fundit e shoh një vulgaritet të madh në rrjete sociale, një gjuhë urrejtjeje që më përngjan me të djathtën radikale që e shohim në Evropë që kërcënon, terrorizon njerëz. Shpresoj do të ketë më shumë vetëdijesim dhe përmirësim të komunikimit në rrjete sociale” shprehet Pacolli.