“Miroslav Lajçak ka shpalosur zgjidhje të reja por që Prishtina as nuk ka dashur t’i dëgjojë derisa Beogradi ka qenë i gatshëm t’i pranojë”.
Kështu ka deklaruar kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Miroslav Drecun, i cili deklaroi se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, “kurrë s’kanë folur hapur, por vetëm përmes negociatorit".
“Çfarë më brengos është se delegacioni i Prishtinës kurrë s’ka folur hapur, por vetëm përmes negociatorit. Ata nuk duan që t’i hapin arkivat, ata u dedikohen problemeve.
Ata refuzojnë që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, veçanërisht atë për asociacionin. Qëllimi strategjik i Prishtinës është spastrimit etnik i serbëve”, ka thënë ai.