Ndonëse të gjitha institucionet publike në Kosovë që nga e shtuna e 1 janarit janë në pushim, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, sot ka dalë në punë.
Avdyli i cili krahas profesionit të deputetit që ushtron në Kuvendin e Kosovës është edhe neurokirurg.
Ai në Instagram ka postuar disa fotografi nga spitali privat ku shihet se ai po kryen intervenime.
Teksa Haxhi Avdyli po punon, kolegët e tij, deputet të Kuvendit të Kosovës edhe sot e kanë ditë pushimi.