Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Bejtullah Deliu, thotë se, i është kidnapuar djali i tij 10 vjeçar.
Ai përmes një postimi në Facebok, pretendon se një burrë rreth 51 vjeç ia ka kidnapuar djalin.
Sipas tij, kjo ka ndodhur për më shumë se një orë dhe të njëjtin e ka keqtrajtuar, e ka kapur për fyti dhe e ka rrahur me kabllo.
Arsyetimi i burrit që dyshohet se rrëmbeu dhe keqtrajtoi fëmijën, sipas Deliut, ishte se djali i tij Orgesi, bashkë me dy moshatarë të tij kanë hedhur mjete piroteknike në oborrin e burrit 51 vjeçar dhe ia kanë thyer xhamin e veturës.
Postimi i plotë:
Një falënderim për Policinë e Kosovës, stacioni në Rahovec, për trajtim shumë profesional dhe të shpejtë.
Sot, përjetova një SHOK të papritur, djali im Orgesi më erdhi në shtëpi i traumatizuar si asnjëherë më parë, thjeshtë më është dukur sikur ka parë ndonjë përbindësh e duke ikur nga “ai”, nuk gjente forcë t’i shqiptojë fjalë nga goja,dridhjet e mjekrës e rrjedhja e lotëve nuk ndaleshin, thjeshtë pamje tmeruese.
Për pak minuta duke e qetësuar,kuptoj se ai ishte maltretuar nga një 51 vjeçar me arsyetim së tre femijë të vegjël më gjuanin bombica plasëse në oborr, dhe më pas, me një gurralec ma thyen xhamin e kerrit.
Kjo ka mjaftuar që ai t’a “kidnapoj” Orgesin duke e mbyllur në oborr të tij (mbi një orë) derisa dy të tjerë i ikën nga duart, me atë “nervozë” mori guximin që t’a shtrëngojë për fyti (Orgesi duke tentuar të hypë nëpër murrë, sepse derën e ka mbyllur “monstra”) duke ja lënë shenja, e duke e rrahur me kabllo, i gjithë ky maltretim në Orgesin 10 vjeçar-vetëm 10 ohh Zot!
Uroj që organet kompetente të marrin shumë seriozisht këtë rastë e t’a trajtojnë në mënyrë profesionale, ky “mosntrum” të vetëdijesohet në mënyrë që të mos pësojnë femijët e tjerë.