Rusia pret nga drejtuesit e OKB-së që në mënyrë përgjegjëse të reagojnë në aksionin e Prishtinës kundër stafit të përfaqësuesve të misionit të OKB-së në Kosovë, ka deklaruar zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova, duke komentuar vendimin e Prishtinës për shpalljen person të padëshiruar zyrtarin rus të UNMIK-ut, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
Zaharova ka vlerësuar se shpallja person non grata i zyrtarit ris të UNMIK-ut përbën provokim të Prishtinës me qëllim të ashpërsimit të raporteve ndëretnike në regjion, diskreditimin e OKB dhe rolin konstruktiv të Rusisë në Ballkan.
Ajo ka dënuar secilën përpjekje të kufizimit të veprimtarisë dhe “rrudhjes e shtrydhjes” së UNMIK-ut në Kosovë, “duke ndërmarr hapa agresiv që mund të jenë në kundërshtim me rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
“Është e qartë dëshira e pushtetit në Kosovë që të largohen edhe lirohet nga ata që objektivisht e shënojnë politikën destruktive të Prishtinës që realizohet në hapësirat ku jetojnë serbët”, vlerësoi ajo.
Zaharova ftoi UNMIK-un edhe KFOR-in që të mundësojnë sigurinë e anëtarëve rus dhe tjerëve në misionin e OKB-së, në kuadër të përgjegjësive që kanë sipas rezolutës së KS të OKB-së.
“Pres që vetë-vullneti i shprehur i Prishtinës të has në reagim dhe përgjigje kategorike nga drejtuesit e OKB-së”, tha Zaharova.
Ministria e jashtme e institucioneve të Kosovës Donika Gërvalla ka kumtuar me 31 dhjetor se me kërkesën e kryeministrit Kurti ka marr vendim që të shpall person të padëshiruar zyrtarin rus të punësuar në UNMIK, për shkak të aktivitetit të dëmshëm që rrezikon sigurinë në Kosovë.