Gazeta “B92” ka njoftuar se një person shtetas i Shqipërisë 22 vjeçar është arrestuar sot pasi në automjetin që ai drejtonte është gjetur një sasi e narkotikëve – marihuanë dhe atij i është caktuar mbajtja në polici për 48 orë, transmeton “Bota Sot”.
Policia në Prokuplje ka arrestuar personin 22 vjeçar K. F. Shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale posedim i narkotikëve..
Si është kumtuar nga stacioni policor në këtë qytet, dje pasdite pas kalimit të kufirit administrativ policia së bashku me doganierët gjatë kontrollit të rregullt të automjetit të tipit "Mazda" që drejtohej nga i dyshimti në tapicerinë e automjetit janë zbuluar dy paketime me një sasi të vogël të narkotikëve që dyshohet të jetë marihuanë.
Të dyshimtit i është caktuara masa e ndalimit në 48 orë dhe përveç fletëparaqitjes penale do të intervistohet edhe nga prokuroria.
Nuk jepen detaje tjera nga ky rast.