Ish i burgosuri politik flet për takimin 30 vjet më parë me Gecin – ja ku shkonte Ganiu me pushkë në dorë

Lajme

Ish i burgosuri politik flet për takimin 30 vjet më parë me Gecin – ja ku shkonte Ganiu me pushkë në dorë

Nga: N. Sh. Më: 6 janar 2022 Në ora: 18:44
Gani Geci

Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, ka publikuar një video të ish të burgosurit politik Elmi Zekës.

Veprimtari Zeka në këtë video flet për takimin me Gani Gecin 30 vite më parë.

“Në 30 vjetorin e luftës së Adem Jasharit, ish i burgosuri politik Elmi Zeka shpjegon se ku e takoj Gani Gecin para 30 viteve me datën  30.12.1991 me pushkë M48 në dorë, duke shkuar me i ndihmuar Adem Jasharit”, shkruan Gani Geci në Facebook, si mbishkrim në videon e publikuar.

Elmi Zeka këtu flet dhe vërteton shkrimet e Gani Gecit në librin “Lufta pa maska”, botuar nga gazeta “Bota sot” në vitin 2000.

Geci në këtë libër kishte rrëfyer për të vërtetën e luftës 1991-1999 dhe gjithçka që është shkruar aty po vërtetohet nga të gjithë të apostrofuarit.

Geci në librin e tij kishte rrëfyer se në lagjen Koci në fshatin Polac kishte takaur Elmi Zekën, i cili nuk kishte pas armë, por nga fshati Obri kishte mbërri në fshatin Polac.

Geci, gjithashtu në librin e tij kishte shpjeguar në detaje se çka kishte ndodhur në kohën e luftës në Drenicë, se kush ishin luftëtarët e parë, cilat ishin aksionet e para, kush kishte kryer ato dhe të gjitha ato që kishin ndodhur në Drenicë ku edhe ai ishte prezent.

Deri tani janë gjetur të vërtetuara të gjitha ato se çfarë kishte shkruar Gani Geci, edhe pse fillimisht kishin heshtur, por së fundmi një nga një prej Sami Lushtakut, Sylejman Selimi, Gani Kocit dhe tani Elmi Zeka edhe të gjithë të apostrofuarit vërtetojnë pohimet e Gani Gecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat