Zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka ndarë fotografi nga ceremonia e Krishtlindjeve nga komunat e Kosovës, ku prezent është parë edhe shefi i kësaj zyre, Petar Petkoviq.
Petkoviq po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë, pasi iu refuzua pesë herë hyrja në territor.
Siç raporton mediumi serb Pink, duke cituar një komunikatë, Petkoviq thuhet se qëndroi në Zveçan dhe Mitrovicë.
Për vizitën e tij nuk është kumtuar asgjë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.