Një veprim shumë i turpshëm ka ndodhur pranë Muzeut të Varrezave të Martirëve në Mejë.
Një punëtor i kompanisë ndërtuese të muzeut ku do të vendosen rrobat e viktimave të masakrës së Mejës është incizuar duke urinuar objektin që ndodhet brenda hapësirës që quhet “Lëndina e pikëllimit”.
Ky veprim nga banorët e fshatit Meje po vlerësohet si përdhosje e varrezave.
Video njoftohet se është incizuar më 28 dhjetor të vitit 2021, derisa është publikuar së fundi.
Në po këtë objekt, do të vendosen së shpejti rrobat dhe gjësendet e martirëve të masakruar gjatë luftës.