Eskalimi i protestës në Tiranë/ Melihate Tërmkolli përkrah Berishën – ka një thirrje për Bashën

Lajme

Eskalimi i protestës në Tiranë/ Melihate Tërmkolli përkrah Berishën – ka një thirrje për Bashën

Nga: A.M. Më: 8 janar 2022 Në ora: 12:01
Melihate Tërmkolli

Edhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar në lidhje me protestat e organizuara në Partinë Demokratike në Shqipëri.

Ajo ka përkrahur ish-kryeministrin Sali Berisha, derisa kritikoi ashpër kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Tërmkolli kërkoi nga Basha që të alrgohet pa dhunë nga selia e PD-së, për të mirën e të gjithëve, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nuk është punë e jona përzierja në çështjet e kryetarit të PD-së, porse ngjarjet atje e tejkalojnë pozitën e kryetarit të PD-së, madje edhe krejt PD-së, ato tani kanë karakter gjithëkombëtar. Nuk mundet askush të uzurpojë demokracinë, nuk mundet askush të ngritet kundër vullnetit të shumicës së demokratëve. Mospranimi i këtij realiteti nga z. Basha është antidemokratik, anti vlerave perëndimore dhe në fund të fundit anti vlerave që promovon SHBA. Shumica e anëtarësisë së PD-së e ka shkarkuar z. Bashën, prandaj as ai dhe askush nuk ka të drejtë të dalë kundër vullnetit të anëtarësisë që është vullnet i shenjtë i qytetarëve. Sjellja e Bashës ndaj këtij vullneti është e pashembullt në histoirinë politike jo vetëm në Shqipëri por në gjithë Evropën. Ajo shëmbëllen vetëm me regjimet diktatoriale. Këtë nuk mund ta pranojë PD, Shqipëria dhe as shqiptarët kudo që janë. Është PD ajo që instaloi demokracinë në Shqipëri prandaj do të ishte jashtë çdo mendësie politike e kombëtare që PD të bie në kthetrat e neokomunizmit e diktaturës së re. Lulzim Basha duhet të bëjë sot vetëm një akt, të vetmin akt të tij politik, njerëzor e kombëtar, aktin e largimit pa dhunë nga selia e PD-së. Në të mirë të të gjithëve.

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat